Dy modulet pranë pishinës, me malet pas
Të gjitha modelet

Kabina e Zezë

Një vëllim xhami dhe një shtesë e ulët, pranë pishinës.

  • 45 m²
  • 2 dhoma

Dy module me kornizë të zezë: i pari, 3,37 metra i lartë, me ballë xhami deri në kulm; i dyti më i ulët, me çati njëujëse dhe një hapje të madhe me xhama drejt verandës. Mes tyre qëndrojnë banjat dhe korridori, ndërsa fasada me dru dhe çatia e zezë e bëjnë të përshtatshme për vila dhe resorte.

Të dhënat teknike

Sipërfaqja
rreth 45 m²
Përmasat
7,00 × 8,18 m
Moduli i lartë
2,37 – 3,37 m
Moduli i ulët
2,04 – 3,11 m
Dhomat
3,28 × 3,03 m dhe 3,17 × 4,18 m
Banjat
2

Çfarë përfshin

  • Dy module me lartësi dhe çati të ndryshme
  • Ballë xhami deri në kulm në modulin e lartë
  • Hapje e madhe me xhama në modulin e ulët
  • Dy banja dhe korridor në mes
  • Dritare anësore 1,00 × 1,50 m
  • Fasadë druri me kornizë të zezë
  • Verandë druri përpara

Planimetria

Përmasat janë në centimetra. Interior design: Albina Doka.

Shkarko PDF
Planimetria e modelit Kabina e Zezë

Nuk je i sigurt?

Na kontakto dhe gjej modelin e duhur.