
Të gjitha modelet
Salla e Bregdetit
Lokal i madh 16 × 10 metra, me xhama në të gjitha anët.
- 160 m²
- Sallë + ambient shërbimi
Një lokal modular 16 × 10 metra për restorant, kafe ose sallë eventesh. Salla kryesore, mbi 12 metra e gjatë, ka dritare të mëdha në të dy anët e gjata dhe në ballë, ndërsa pjesa e pasme mbetet e ndarë për kuzhinë ose magazinë, me hyrjet e veta. Çatia dyujëse ngrihet deri në 3,80 metra.
Të dhënat teknike
- Sipërfaqja
- rreth 160 m²
- Përmasat
- 16,00 × 10,00 m
- Lartësia
- 2,80 – 3,80 m
- Dritaret anësore
- 2,56 m të gjera, të përsëritura
- Dritaret në ballë
- 2 × 3,45 × 1,20 m
- Hyrja kryesore
- 1,50 × 2,20 m, me xhama
Çfarë përfshin
- Sallë e hapur mbi 12 m e gjatë
- Dritare të mëdha në të dy anët dhe në ballë
- Ambient i ndarë në pjesën e pasme për kuzhinë ose magazinë
- Hyrje kryesore me xhama dhe hyrje shërbimi anash
- Fasadë druri me shtylla të zeza vertikale
- Çati dyujëse me llamarinë të zezë
Planimetria
Përmasat janë në centimetra. Interior design: Albina Doka.

Nuk je i sigurt?