Zyra e shërbimit, pamje ballore me dritaren gjashtëkëndëshe
Të gjitha modelet

Zyra e Shërbimit

Zyrë modulare me dritë natyrale dhe pamje moderne.

  • Ambient i hapur

Një zyrë shërbimi modulare me fasadë llamarine imitim druri, anë të veshura me panele të zinj dhe çati të sheshtë. Dera dykanatëshe me xhama, dritarja e lartë dhe dritarja gjashtëkëndëshe e mbushin me dritë. Brenda vjen e përfunduar: dysheme parket, mure të veshura, shina me ndriçim LED dhe priza, gati për t’u përdorur si zyrë, recepsion ose pikë shërbimi. Fotot janë marrë në oborrin e fabrikës sonë.

Çfarë përfshin

  • Fasadë me llamarinë imitim druri
  • Anë dhe kornizë me panele të zinj vertikalë
  • Derë dykanatëshe me xhama
  • Dritare e lartë dhe dritare gjashtëkëndëshe
  • Dysheme parket dhe mure të veshura
  • Ndriçim LED në shina dhe priza të montuara
  • Çati e sheshtë
  • Për zyrë, recepsion ose pikë shërbimi

Nuk je i sigurt?

Na kontakto dhe gjej modelin e duhur.